Ish-futbollisti i Manchester United u vonua për stërvitje duke parë “Big Brother”

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-futbollisti të Manchester United Luke Chadwick, i kishte ndodhur një gjë mjaft e çuditshme.

Ai ishte vonuar duke shikuar në televizor reality shown e famshëm “Big Brother”.

Por, për t’u “nxjerrë” nga faji Chadwick u detyrua të shpikte një rrenë.

Me këtë rast ai kishte rrezikuar shumë, ani pse shumë futbollistë ishin dënuar edhe me heqje të pagës, madje disave si puna e Pierre Emerick Aubameyang. ” i ishte treguar dera” për shkak të vonesën në stërvitje.

Ish-futbollisti i “Djajve të Kuq” e tregoi historinë e tij live në një emision.

41 vjeçari tha se i është dashur të thoshte se zonja e tij kishte pësuar aksident duke e lënduar kyçin e dorës dhe se duhej ta dërgonte në spital atë.

“Kisha një rast kur isha duke e shikuar Big Brother. Qëndrova gjithë natën zgjuar duke qenë i përfshirë në bisedat e tyre. Dhe më kishte zënë gjumi. Kur erdhi nga aerporti zonjusha ime, u zgjova dhe e pashë se do të vonohesha për në stërvitje”- tha ai.

“Kishte veç edhe 10 minuta para se të niste stëvitja. U deshtë të mendja diçka për të shpëtuar. I thashe mamasë që të telefononte në “Carrington” dhe t’iu thoshte që zonja ime kishte lënduar kyçin e dorës dhe se duhet të shkoja me të në spital”.

“Kisha frikë se do të mund të përballesha me trajnerin Alex Ferguson i cili tërbohej nga këto raste”.

“Por, për fat të mirë shpëtova”.

Të ngjashme