Ish- gruaja ironizon Buffon: S’pati guxim të ma thoshte në sy ndarjen

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 09:10 | Nga

Ish bashkëshortja e portierit italian, Gianluigi Buffon rrëfehet tregon për herë të parë për ndarjen.

Modelja 40-vjeçare Alena Seredova ka rrëfyer për revistën italiane Magazin Chi, pse martesa dështoi pas katër viteve. Ajo tregoi se do të kishte preferuar ta merrte vesh në një mënyrë ndryshe fundin e martesës së saj por fatkeqësisht e mësoi prej lajmeve në gazeta.

“Do të kisha dashur të kisha marrë vesh ndryshe mbi fundin e martesës sime. Do preferoja të ma thoshte vet që martesa jonë mbaroi, por fatkeqësisht e mora vesh nga gazetat.”- tregon Seredova.

Alena Seredova dhe Buffon u martuan në 2011, ata kanë dy fëmijë së bashku. Në vitin 2014 erdhi ndarja.

Tashmë të dy janë të dashuruar me njerëz tjetër. Portieri i Juve-s është me gazetaren Illaria D’Amico, ndërsa Seredova është lidhur me një biznesmen italian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme