Ish-kampioni i Kosovës në krizë të thellë

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Feronikeli sot u mposht pastër nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Superligë.

Kështu, kryeqytetasit ia thellojnë edhe më shumë krizën ish-kampionit të Kosovës, që e kishte fituar titullin në sezonin 2018/19.

Në shtatë ndeshjet e fundit, “Industrialistët” kanë regjistruar shtatë humbje. Çfarë është më alarmante për ta është fakti se në shtatë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur madje të shënojnë asnjë gol të vetëm.

Goli i fundit i realizuar nga Feronikeli daton nga 3 tetori në fitoren 1:0 ndaj Ulpianës, shkruan Gazeta Express.

Si pasojë, tani Feronikeli rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar. Ata gjenden në vendin e fundit me 10 pikë gjithsej, duke shënuar pesë gola dhe duke pranuar 21.

Të ngjashme