Ish-lojtari i Ajaxit zgjohet nga koma dhe nis të komunikojë me gjeste

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 10:13 | Nga

Abdelhak Nouri është duke treguar shenja të përmirësimit, një vit pasi pësoi lëndime në tru pas sulmit në zemër gjatë një ndeshjeje miqësore me Ajaxin.

Nouri, 21-vjeçar, po luante kundër Werder Bremenit në korrik të vitit 2017, kur kolapsoi dhe iu dha ndihma në fushë para se të transportohej me helikopter për në spital, shkruan sot Koha Ditore.

Mjekët fillimisht ishin optimistë për përparimin e Nourit, por Ajaxi konfirmoi më pas se atij i ka mbaruar karriera dhe se ka sfidë të madhe për t’iu kthyer jetës normale.

Mirëpo vëllai i Nourit, Abderrahim, ka dhënë informata pozitive për Nourin që ka pësuar lëndime serioze dhe të përhershme në tru.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme