Ish-tenistja numër një, Clijsters, planifikon kthimin e tretë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Kim Clijsters do të bëjë rikthimin e saj në tenis në WTA Tour në moshën 36-vjeçare vitin e ardhshëm.

Ish-tenistja numër një në botë, fillimisht ishte pensionuar në vitin 2007 për të krijuar familjen, dy vjet pasi fitoi Grand Slamin e saj të parë në “US Open”, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo u kthye në vitin 2009 dhe fitoi dy tituj të tjerë në “US Open” dhe po ashtu “Australian Openin”, para se të pensionohej për herë të dytë në vitin 2012.

“Nuk ndiej sikur dua të dëshmoj diçka. Për mua thjesht është sfida që më nxit”, ka thënë Clijsters. “Dashuria për sportin është ende aty. Unë dua të sfidoj veten dhe dua të jem e fortë sërish. Kjo është maratona ime”.

Clijsters po synon rikthimin në janar, por thotë se do të jetë fleksibile me orarin e garave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme