Ish-trajneri i Liverpoolit: Unë bllokova transferimin e Ronaldos në vitin 2003

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 14:39 | Nga

Ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka zbuluar se ai ka bllokuar transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Houllier, i cili ishte menaxher në Anfield midis viteve 1998 dhe 2004, zbuloi se ai kishte ndjekur Ronaldon sa ishte adoleshent në vitin 2003, kur ai ishte me skuadrën e Sporting CP.

Kjo ishte para se Ronaldo të vinte në vëmendje të menaxheri të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i cili nënshkroi me portugezin pasi Houllier bllokoi transferimin e tij shkakut të limitit të pagave.

“E pashë atë në turneun e Toulon U-21 dhe shkuam për të, por kishim një shkallë pagash dhe nuk paguanim llojin e pagës që donte”.

“Pastaj Manchester United luajti një miqësore kundër Sporting Lisbonës dhe të gjithë djemtë e tyre i thanë Sir Alex Ferguson, ‘duhet të nënshkruani me atë’”.

“Por, unë u pajtova për mos të thyer strukturën e pagave. Mendova se do të shkaktonte probleme në dhomën tonë të veshjes”.

“Ndoshta do të kishim fituar titullin me Ronaldon, por kishim Harry Kewell, i cili ishte i shkëlqyeshëm në atë kohë dhe ishte shumë i uritur, por mori një lëndim të keq”.

“Pas kësaj, ai kurrë nuk kishte të njëjtin besim, të njëjtën uri për futbollin”, përfundoi ish-trajneri i Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme