Ish-trajneri shqiptar i Kombëtares së boksit vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Coronavirusi ka tronditur edhe sportin në Shqipëri.

Shkaku i infektimit me Covid 19, është ndarë sot nga jeta në moshën 61-vjeçare, ish-trajneri i Kombëtares së boksit, Skënder Kurti.

Përveç se një trajner tepër i përkushtuar dhe i suksesshëm, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, virusi e stopoi jetën e tij, njoftoi Panorama Sport.

Në Shqipëri sot janë raportuar tri vdekje të reja shkaku i Coronavirusit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme