Ish-ylli i Brazilit: Ronaldo do ta ketë të vështirë në Serie A

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo do të vuajë paksa në sezonin e tij të parë në Serie A, pas transferimin të majmë në Juventus nga Real Madridi këtë verë, sipas mbrojtësit legjendar të Brazilit.

Superylli portugez dështoi ta gjejë rrjetën në tri ndeshjet e para të bardhezinjve në ligë, para se të realizonte dy herë kundër Sassuolos më 16 shtator për ta thyer akullin, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ka qenë i zjarrtë që prej golit debutues, megjithatë, duke shënuar edhe tri herë tjera dhe asistuar herë në tri ndeshjet e fundit në ligë – përfshirë një het-trik asistesh në fitoren e Juves 3-1 ndaj Napolit të shtunën.

Cafu, i cili ka luajtur 11 vjet në Serie A me gjigantët Roma dhe Milan, beson se Ronaldo do ta ketë të vështirë në Serie A për shkak të liga italiane është më e fortë se La Liga spanjolle.

“Ai do të vuajë paksa në Serie A sepse Serie A është shumë më e vështirë se La Liga, në aspektin e dallimeve mes ekipeve dhe po ashtu fizikisht”, tha Cafu për ESPN.

“Por, Ronaldo gjithmonë është Cristiano Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do ta rrisë Serinë A”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme