Ish-zv presidenti i Realit vdes nga Coronavirusi

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Amador Suarez Villa, që në periudhën 2006 – 2009 ishte zëvendës president i Real Madridit, ka vdekur të martën mbrëma si pasojë e koronavirusit, ka njoftuar Marca sot.

Suarez Villa ishte 76 vjeç dhe shërbeu në kohën kur president ishte Ramon Calderon.

Suarez Villa ishte anëtar i Realit që nga viti 1964.

AI vdiq pas 40 ditësh qëndrim në një spital në San Sebastian.

Në Spanjë, deri më tash janë shënuar mbi 250 mijë raste me infeksion, ndërkohë mbi 25 mijë kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Të ngjashme