Ishalla sot s’je në formë: Ish sulmuesi i Kosovës për Ibrahimovicin

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Kosovës Enis Fetahu, e ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic.

Fetahu ka uruar që Ibrahimovic, sonte të mos jetë në formë në ndeshjen kundër Kosovës.

“Ishalla sot s’je në formë”, ka shkruar Fetahu.

Sonte prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë.

Loja është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme