Ishte helmuar në ndeshjen e kaluar, Rashica i kthehet stervitjeve

Prishtinë | 15 Maj 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Reprezentuesi i Kosovës dhe futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica, u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 61-të të ndeshjes së fundit kundër Hoffenheimit.Kjo pasi futbollisti nga Vushtrria nuk po ndjehej mirë. Rashica ishte startues në këtë ndeshje dhe asistues në golin e vetëm të skuadrës së tij.

Në minutën e 61-të, kosovari u zëvendësua nga Claudio Pizarro, pasi mori trajtim mjekësor në fushë. Pas ndeshjes, edhe trajneri Florian Kohfeldt e kishte zbuluar gjendjen e Rashicës.“Miloti kishte vjellë para ndeshjes në zhveshtore, ai duket se kishte ngrënë diçka të gabuar. E megjithatë ai ka luajtur rreth 60 minuta dhe ka vënë veten në shërbim të ekipit”, kishte thënë trajneri gjerman.

Në paraditën e sotme, Werder Bremeni ka njoftuar për të rejat e fundit nga seanca e sotme stërvitore.Në mes të tjerash, klubi gjerman ka bërë të ditur se Rashica i është kthyer stërvitjeve.“Stërvitja është e hapur. Ne na janë bashkuar Milot Rashica dhe Martin Harnik. Ndërsa mungojnë Max Kruse, Theo, Fin dhe Philipp”, shkruan Werder Bremen në ‘Twitter’.

Ndryshe, Werder Bremeni është duke e kërkuar zonën evropiane, teksa gjendet dy pikë larg vendit të shtatë, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në përfundim të edicionit.V

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme