ISIS kërcënon Messin dhe Ronaldon me heqje koke

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:57 | Nga

​ISIS nuk ndalet me kërcënimi në prag të Kupës së Botës, sërish Messi dhe Ronaldo janë pjesë e këtyre kërcënimeve.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldon sërish janë pjesë e fotove tmerruese të ISIS-it në vazhdimësinë e kërcënimeve në prag të Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi.

ISIS kësaj radhe ka publikuar foto të të dy lojtarëve duke ua prerë kokat në fushën e futbollit, teksa në të shkruhet: “Gjaku juaj do ta lajë tokën”.

Ditë më parë, ISIS e paralajmëroi e presidentin e Rusisë, Vladimir Putin: “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”.

Frika është duke u rritur dita ditës së ISIS mund t’i realizojë kërcënimet në Rusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme