Islanda mposht Shqipërinë në futboll me rezultat 1-0

Prishtinë | 08 Qer 2019 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar ndeshja futbollistike midis Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Islandës, ku kjo e fundit doli fituese me rezultat 1-0.

Ishte mesfushori Johann Berg Gudmundsson, ai i cili shënoi golin e parë të këtij takimi në minutën e 22-të, transmeton Klan Kosova.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha, kuqezinjtë nuk arritën ta barazojnë rezultatin as në pjesën e dytë të ndeshjes.

Përballja është zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit Reikjavik të Islandës, ku është garuar për t’u kualifikuar në Euro 2020.

Kujtojmë se ndeshja ka filluar me një minutë heshtje për ta nderuar ish-presidentin e UEFA-s, Lennart Johansso, i cili ndërroi jetë para pak ditësh në moshën 89 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme