Ismet Munishi fajëson përzgjedhësin Prekazi për humbjen ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Kosova U-21 ka humbur ndeshjen kualifikuese ndaj Shqipërisë U-21.

Me rezultatin 2-1 përfundoi ndeshja e luajtur në “Elbasan Arena”.

Tafa dhe Muqolli ishin shënuesit për vendasit “kuqezi, kurse për Kosovën shënoi Blend Baftiu pas asistimit të bashkëlojtarit të tij te skuadra e Ballkanit, Arbër Hoxha.

Pas ndeshjes trajneri i njohur Ismet Munishi ka thënë në RTK se trajneri i Kosovës po fton lojtarë që në formacionin e tij te Ballkani nuk do të ishin as në 18-she.

“Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha janë ndër lojtarët më të mirë te Kosova U-21, ka lojtarë te Kosova U-21 që te skuadra ime Ballkani nuk do i ftoja as në 18-she”, tha Munishi.

Të ngjashme