Ismet Munishi iu kërkon falje tifozëve të Arsenalit

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një deklaratë e mbrëmshme e Ismet Munishit ka nxitur reagimin ndaj tifozëve kosovarë të Arsenalit.

Ai tha se tifozët e Arsenalit janë më të poshtrit që mund të ekzistojnë.

“Unë e kam pa që tifozët e Arsenalit janë ma të poshtrit që mujnë me ekzistu dikun. Unë e kam pa çka i kanë ba Granitit, sa që Arsenali është detyru, e ka qit një postim mos abuzoni me neve”, ka deklaruar Munishi.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar tifozët kosovarë të Arsenalit.

Ata i vlerësuan të papranueshme deklaratën e trajnerit të Gjilanit.

Pas kësaj, Ismet Munishi ka kërkuar falje, teksa është arsyetuar duke thënë se nuk e ka pasë fjalën për tifo grupin kosovar e shqiptar të Arsenalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme