Ismet Munishi pas fitores ndaj Besës: Rezultati nuk ishte real, Daku i jashtëzakonshëm

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ismet Munishi është ndarë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores së Ballkanit ndaj Besës së Pejës me rezultat të thellë 4-1.

Ballkani fitoi thellë si vendasve ndaj ekipit pejan duke vazhduar formën e lartë, dominimin dhe duke udhëhequr i vetëm kampionatin.

Pas fitores, trajneri Ismet Munishi e ka përgëzuar kundërshtarin për lojën e mirë, ndërsa ka thënë që rezultati nuk ishte real.

Munishi gjithashtu lavdëroi edhe yllin e skuadrës, sulmuesin Mirlind Daku, i cili shënoi dy gola dhe shkoi në kuotën e 17 golave.

“Nuk ishte aspak e lehtë, Besa tregoi një paraqitje të mirë. Jam i befasuar me lojën e mirë të Besës dhe rezultati nuk ishte aspak real”, ka thënë fillimisht Munishi pas ndeshjes.

“Besa i din llogaritë e veta, djelmosha të mirë dhe të talentuar dhe sot bënë një paraqitje të mirë”.

“Forma e Dakut e jashtëzakonshme, ka punuar jashtëzakonisht mirë. I kemi ndihmuar klubi i Ballkanit dhe po shihet që kemi pasur të drejtë”, përfundoi trajneri i Ballkanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme