Istanbul BB, kampioni i Turqisë që ka lidhje të forta me Erdoganin

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kur kampionët e Superligës së Turqisë kurorëzohen çdo vit, njerëzit e Stambollit sigurisht e dinë shumë mirë për këtë. Zhurmat e makinave dhe mbështetësit e klubit mbushin rrugët e qytetit për të festuar me ngjyrat e ekipit të zemrës – me Fenerbahçen, Galatasarayn apo Beshiktashin. Në fund të fundit, përveç Bursasporit në vitin 2010, tri ekipet e mëdha të Stambollit e kanë fituar rregullisht titullin e kampionit që nga viti 1984. Këtë vit, megjithatë, metropoli i përhapur që shtrëngon Bosforin në kufirin midis Evropës dhe Azisë ishte shumë më i qetë – dhe jo vetëm për shkak të pandemisë Covid-19.

Në periferinë perëndimore të Bashakshehirit, larg nga labirintet e qytetit të vjetër, autobusi i hapur që mbante lojtarët e skuadrës Istanbul Bashakshehir shpejton në mënyrë të qetë poshtë bulevardeve të gjëra, të ndërtuara rishtas, duke brohoritur në intervale të parregullta nga tifozët që kishin veshur fanellat portokalli dhe kaltër. Edhe pse në ndeshjen e xhiros së fundit të elitës së futbollit të Turqisë u mposht 3:2 nga Kasimpasha, për ekipin e Bashakshehirit nuk kishte rëndësi. Ata i kishin dhënë fund çështjes së kampionit javë më parë dhe titulli i fituar këtë edicion është i pari në historinë e shkurtër të klubit.

I themeluar në vitin 1990, si një ekip i modës komunale, skuadra u promovua dhe u riemërua në Istanbul Bashakshehir në vitin 2014 dhe ngadalë filloi të rritej presioni ndaj tri ekipeve të mëdha të Turqisë. Më në fund, nën urdhrat e trajnerit Okan Burk, një ekip i ndërthurur me talentet vendore, si Irfan Can Kahveci dhe veteranët e huaj, si Demba Ba e Gael Clichy është bërë vetëm ekipi i gjashtë i ndryshëm që e ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Turqisë që nga viti 1959. Në fakt, me suksesin e arritur në edicionin e sapopërfunduar, Istabul BB e ka tronditur elitën e futbollit të Turqisë dhe ka ngritur dyshime për gjigandët tradicionalë të këtij shteti. Megjithatë, lidhjet e klubit me presidentin Recep Tayyip Erdogan i japin suksesit një shije të veçantë politike.

Të ngjashme