Isufi po synon ta bëjë atë që nuk e bënë të tjerët

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 10:06 | Nga

Shefat Isufi ishte futur në boks me ëndrrën që të boksojë në arenat e mëdha, të cilat si i vogël i shihte nëpërmjet televizorit.

E këtë ëndërr ai mund të realizojë së shpejti e të boksojë në skenat më të mëdha të ringut profesionist, për tituj të mëdhenj, shkruan sot Koha Ditore.

Ai aktualisht është boksieri më i ranguar shqiptar në boksin profesionist. Isufi, që është nga Tërnoci i Madh, zë vendin e tretë në versionin botëror WBO dhe të pestin në versionin botëror WBA, dy nga katër versionet më të mëdha në boksin profesionist.

Isufi mban titullin Inter-Continental në versionin WBO dhe atë e mbrojti sërish më 21 korrik në Munchen, kur e mposhti belgun Mohamed El Achi. Synimet e tij janë që të boksojë së shpejti për titull bote në një nga versionet më të mëdha të boksit profesionist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme