Itali – Zvicër, formacionet e mundshme

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Zvicrës do të ndeshen sot (e premte) mes vete në ndeshjen e vlefshme kualifikuese të Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Azurrët janë nikoqir të Helvetikëve në takimin më të fortë të grupit, pasi të dy skuadrat kanë nga 14 pikë në krye të renditjes.

Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’ me fillim nga ora 20:45.

Trajnerët Roberto Mancini dhe Murat Yakin janë gati për këtë përballje dhe tashmë kanë në mendje formacionet që do të luajnë.

Te Italia pritet të luajnë emra si Gianluigi Donnarumma, Nicolo Barella dhe Roberto Insigne nga minuta e parë, ndërsa te Zvicra nuk mungojnë emrat si Fabian Schar dhe shqiptari Xherdan Shaqiri.

Formacionet e mundshme

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson; Barella, Jorginho, Locatelli; Chiesa, Bernardeschi, Insigne.

Zvicra (4-3-2-1): Sommer; Widmer, Schar, Akanji, Rodriguez; Soë, Frei, Zakaria; Steffen, Shaqiri; Gavranovic

Të ngjashme