Ivan Perisic nuk dëshiron të flasë rreth interesimit të Tottenhamit

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 10:05 | Nga

Mesfushori i Interit, Ivan Perisic, është një ndër objektivat e Tottenham Hotspurit.

Trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino është i etur për të gjetur një sulmues të klasit të lartë dhe po përqendrohet te reprezentuesi i Kroacisë.

Futbollisti është i vetëdijshëm për thashethemet dhe nuk mund të përjashtojë largimin gjatë verës prej Interit.

“Unë nuk dua të flas për gjëra të tjera, unë luaj në Kupën e Botës. Do të shohim se çfarë ndodh kur të kthehem në Itali”, tha mesfushori.

Sezonin e kaluar, Perisic shënoi njëmbëdhjetë gola dhe bëri nëntë asistime në 37 paraqitje në Serie A.

Kujtojmë se për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe skuadra tjetër Manchester United.

Të ngjashme