Izmir Smajlaj shpallet kampion i Ballkanit, në Kampionatin Ballkanik në Stamboll

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Izmir Smajlaj shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare në atletikë.

Pas suksesit të arritur në Mitingun Ndërkombëtar në Salla ta Mbyllura në Vjenë të Austris, sportisti shkodran këtë radhë u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete.

Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv

Të ngjashme