Ja arsyeja pse ylli i sulmit po largohet nga Bayern

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez duket se nuk e ka ndërmend të vazhdojë rrugëtimin e tij me Bayern Munich.

Kolumbiani duket se do të rikthehet tek skuadra që mbanë kartonin e tij, Real Madrid.

Disa muaj më parë, lojtari kishte deklaruar se është tejet i lumtur në Munich, mirëpo gjërat kanë ndryshuar.

Relacioni i lojtarit me trajnerin Niko Kovac nuk është aspak i mirë. Ai madje kishte kritikuar ashpër trajnerin kroat, duke i thënë se këtu jemi në Bayern jo në Frankfurt.

Gjithashtu, lojtari duket se ndien mungesën e Madridit dhe Real Madridit.

Pasi pësoi një lëndim, ai mori biletën e parë dhe u nis për në Spanjë, që të largohet nga i ftohti i Gjermansië.

James u largua nga Real Madridi pasi nuk bënte pjesë në planet e Zidane, mirëpo gjërat kanë ndryshuar në stolin e “Los Blancos” dhe kjo mund të ndryshojë edhe situatën e kolumbianit në Bernabeu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme