Ja pse Chelsea do ta lejojë transferimin e Hazard te Reali

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është i gatshëm të shesë Eden Hazard te Real Madrid këtë verë përkundër kërcënimit të ndalimit të transferimeve, sepse duke e lënë të lirë sezonin e ardhshëm do të kishte pasoja për shifrat financiare të Fair Play.

Hazard e ka bërë të qartë se dëshiron t’i japë fund qëndrimit të tij shtatë vjeçar në Stamford Bridge pas finales së Europa Ligë në javën e ardhshme kundër Arsenalit dhe të bashkohet me Realin.

Chelsea nuk do bisedime nëse nuk ofrohen 100 milionë euro për sulmuesin 28-vjeçar, i cili u ble 32 milionë funte nga Lille dhe i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij, përcjell lajmi.net.

Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë, por do të shkojë në Spanjë me bekimin e të gjithëve në klub nëse Reali paguan çmimin e kërkuar sepse ai ka qenë dhe është popullor te ekipi nga Londra.

Chelsea kaloi muaj duke u përpjekur për të folur me Hazard për rinovimin e kontratës dhe ishin të përgatitur për ta bërë atë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Nuk ka dëshirë që ai të jetë pjesë e ‘Bluve’ në vitin e fundit të kontratës së tij, edhe pse klubi po lufton kundër ndalimit të transferimeve të FIFA-s, kryesisht nga respekti për Hazard, por edhe për shkak se modeli i biznesit te Chelsea mbështetet në shitjen e lojtarëve.

Të ngjashme