Jack Grealish pritet të transferohet në Manchester City për një shifër rekorde

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Jack Grealish pritet që në ditën e sotme të përfundojë transferimin e tij në Manchester City, për një shifër rekorde 117 milionë euro.

Ylli anglez do të arrijë sot në Manchester për të nënshkruar me kampionët e Premier League, shkruan dailymail, transmeton Klankosova.tv.

Pep Guardiola synon që me nënshkrimin e Grealish ta përforcon akoma më shumë vijën sulmuese, për ta mbrojtur titullin e Premier Leagues dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve.

Grealish ishte kthyer në stërvitje me Aston Villan të hënën pas pushimeve të tij në Mykonos dhe Dubrovnik.

Ai mbajti diskutime me drejtorin sportiv Johan Lange dhe ishte i qartë në marrjen e hapit tjetër në karrierën e tij.

Grealish tani do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të forcojë vendin e tij si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

City gjithashtu po vazhdon ndjekjen e shokut të tij të skuadrës angleze Harry Kane nga Tottenham, megjithëse kjo marrëveshje nuk do të jetë aq e lehtë pavarësisht se Kane qëndron larg stërvitjeve këtë javë.

Daniel Levy pohon se kapiteni i tij po qëndron dhe do të duhet një ofertë mbi 150 milionë funte për ta bërë atë që ta rishqyrtojë.

Të ngjashme