Jadon Sancho kërkohet edhe nga Liverpooli

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp e ka lavdëruar tej mase vendimin që Jadon Sancho ta lë Manchester Cityn për Borussia Dortmundin, dhe e ka pranuar se ka pasur interesim të tij për futbollistin, megjithatë ka qenë i pamundur transferimi.

“The Mirror” raporton se Liverpooli tani ka shans të mirë për ta transferuar atë, sepse Dortmundi dëshiron që futbollistët që i ka, t’i shesë në Premier Leaguen angleze.

18-vjeçari me paraqitjet e tij të mira e ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Chelseat.

“Të Kuqtë” janë të gatshëm që për sulmuesin e krahut të paguajnë 100 milionë funte. Anglezi, në 30 ndeshje këtë edicion ka shënuar tetë gola në 30 paraqitje, ndërsa ka edhe 13 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme