Jadon Sancho largohet nga grumbullimi me Anglinë, pas lëndimit që pësoi

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Manchester United, Jadon Sancho do të humbasë ndeshjet e mbetura të Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar të këtij muaji.

Sancho mungoi në fitoren e Tre Luanëve në Hungari të enjten pasi u zbulua se ai kishte pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje, para ndeshjes.

Federata e Futbollit ka konfirmuar që Sancho do të kthehet në United për të vazhduar rikuperimin e tij.

“Sulmuesi mori një lëndim të vogël në stërvitje në fillim të kësaj jave, gjë që e përjashtoi atë nga fitorja 4-0 në Hungari”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Të ngjashme