Jahjaga në stadium, mendon që Kosova po luan me Azerbajxhanin

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 21:48 | Nga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është e pranishme në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku po zhvillohet loja mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

Por, Jajaga duket që nuk është në dijeni që loja po zhvillohet mes tyre. Ajo po mendon që Kosova është duke luajtur me Azerbajxhanin.

Rezultati i pjesës së parë mes Kosovës dhe Ishujve Faroe është 0:0.

Ndërkaq, para pak ditësh është zhvilluar loja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit në Baku, ku ekipet ndanë pikët me rezultat të bardhë.

Sot, në stadium janë bashkë edhe krerët e shtetit, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e prapa tyre edhe Sami Lushtaku.

Të ngjashme