Jamal, ganezi i gjithanshëm i Prishtinës

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 15:14 | Nga

I mjaftuan disa paraqitje te skuadra e Gjilanit në pjesën e dytë të edicionit 2015/16 për të dëshmuar veten dhe për t’u vërshuar nga ofertat e ekipeve të tjera elitare nga Kosova.

Ganezi Arago Jamal në fund të atij edicioni u largua nga futbolli i Kosovës për t’u kthyer këtë edicion, shkruan Koha Ditore.

Ai tashmë është pjesë e skuadrës së Prishtinës, së cilës ia kishte dhënë fjalën se do të kthehej pas një edicioni të kaluar në Finlandë.

Jamal, 25-vjeçar, edhe pse mori oferta nga Gjilani e Drita para fillimit të këtij edicioni, ai iu bashkua Prishtinës për të mbajtur fjalën..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme