James jashtë fushës deri në vitin tjetër

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori kolumbian James Rodriguez do t’i mungojë skuadrës së Bayern Muenchenit për këtë vit, kanë njoftuar mediumet gjermane të mërkurën.

Kolumbiani ka pësuar lëndim të gjurit dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në fillim të vitit të ardhshëm, përcjell Koha Ditore.

27-vjeçari te Bayerni është i huazuar për dy vjet nga Real Madridi dhe bavarezët kanë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të këtij edicioni.

Por James ka pasur probleme me drejtuesit e klubit dhe mund të largohet gjatë janarit. Ai këtë edicion ka regjistruar 11 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke asistuar dy herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme