James mezi po pret të fillojë aventurën me Lakers: Nuk ndiej asnjë presion, kemi ekip të mirë

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 14:53 | Nga

LeBron James duket mjaft entuziast për aventurën e tij të re me Los Angeles Lakers.

Ai që konsiderohet si basketbollisti më i mirë në ditët e sotme, foli për ditët e para në Los Angeles, duke premtuar se do të japë maksimumin e tij për ekipin e ri.

“Nuk ndiej asnjë presion. Zgjedhja ime u bë duke u bazuar fillimisht te familja ime, prandaj mendova për Lakers”.

“Jam një lojtar basketbolli. Kur jam duke bërë atë që di më mirë, të gjitha gjërat shkojnë siç duhet”.

Sigurisht, kjo do të jetë një aventurë e veçantë në karrierën e LeBron, pas eksperiencave me Cleveland Cavaliers dhe Miami Heat. Për herë të parë ai do të luajë në Konferencën e Perëndimit, e cila konsiderohet si një “ferr” i vërtetë, për shkak të rivalitetit të forte.

“Kemi një ekip shumë të mirë, lojtarë të cilët mund të bëjnë gjëra të ndryshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme