James, për të ardhmen: Kam edhe 20 ditë për të menduar

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e James Rodriguez vazhdon të mbetet e paqartë.

Napoli insiston për kolumbianin që ta transferojë në formë huazimi me të drejtë blerje, por Real Madridi ka bllokuar negociatat pasi dëshiron ta shesë krejtësisht Jamesin.

As vet lojtari ende s’e di çfarë do të ndodhë me të.

Pas eliminimit nga Kupa e Amerikës, James tha: “Nuk e di, kam edhe 20 ditë për të mënduar”.

Derisa ditë më parë ai shprehu dëshirën për t’iu bashkuar Carlo Ancelottit te Napoli, nëse klubet arrijnë marrëveshje.

James do të kthehet në Kolumbi të shtunën për t’i nisur pushimet. Futbollisti ka kontratë me Real Madridin edhe dy vite, deri në qershor të 2021. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme