James përfundimisht i thotë lamtumirë Bayernit

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez nuk do të qëndroj më në Bayern Munchen dhe ka vendosur të mos nënshkruaj kontratë të re.

Ai i ka thënë bavarezëve së nuk dëshiron të aktivizoj klauzolën e blerjes në kontratën e tij të huas, shkruan Indeksonline.

James u transferua në Gjermani në vitin 2017 si huazim me të drejtë blerje nga Real Madrid.

Ai në 43 ndeshje me kampionët e Gjermanisë shënoi 14 gola duke fituar dy tituj të Bundesligës.

Të ngjashme