James refuzoi ofertën e çmendur të Interit

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 13:21 | Nga

Inter i ofroi gjatë verës 85 milionë euro Realit të Madridit, për mesfushorin sulmues James Rodrigues.

Daily Mail zbulon një prapaskenë interesante të afatit kalimtar të verës, ku Inter ishte shumë pranë goditjes së bujshme. Bëhet fjalë për James Rodriguez, për të cilin, zikaltërit i ofruan rreth 85 milionë Euro Realit të Madridit.

Ishte mesfushori kolumbian ai që vendosi veton duke refuzuar ofertën e skuadrës italiane.

Ai arriti të bindte trajnerin Zinedine Zidane se duhej t’i jepte më shumë hapësira në formacion dhe ky është sezoni vendimtar për të.

Gjatë sezonit të parë me skuadrën madrilene, ish lojtari i Monaco la një shije të mirë, por sezonin e shkuar ai ngrohu stolin e rezervave për shumë ndeshje, duke humbur terren në hierarkinë e Realit të Madridit.

Shkak për periudhën e errët të karrierës së James janë bërë edhe dëmtimet e vazhdueshme dhe në këtë mënyrë, Interi tentoi goditjen e befasishme në merkato për t’u dhuruar tifozëve një emër me peshë në arenën ndërkombëtare.

Dy klubet diskutuan disa herë rreth transferimit të mundshëm të mesfushorit në Milano, por në fund, sanjolët nuk arritën ta bindnin kolumbianin, i cili beson ende se mund të rikthehet vendimtar për ekipin “Los Blancos”.

Pas refuzimit të James, Inter i investoi paratë për dy lojtarë të tjerë, portugezin Joao Mario dhe brazilianin Gabigol. Gjithsesi, pronarët e rinj synojnë të ndërtojnë një ekip edhe më të fortë, prandaj nuk përjashtohen goditje të tjera të mëdha në merkaton e dimrit.

Në krahun tjetër, James është nisur tre herë si titullar me Realin këtë sezon. Ai ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asiste.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme