James Rodriguez do kalimin te Atletico

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez është i gatshëm që t’i injorojë vardisjet e Newcastle United në mënyrë që të kalojë te Atletico Madrid, raporton Mundo Deportivo.

Përfaqësuesi i Kolumbisë do të preferonte mbetjen në Madrid ku aktualisht djersin fanellën e Real Madridit, mirëpo nuk dihet nëse rivalët kuq e bardhë kanë mundësi financiare për ta blerë ish-yllin e Monaco-s.

Rodriguez i cili te Reali ka qenë nga viti 2014, në dy vjetët e fundit kishte qenë i huzuar te gjermanët e Bayern Munchen.

Të ngjashme