James Rodriguez do transferimin te Atletico Madrid

AFP_NS8XF
Prishtinë | 15 Kor 2019 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

James Rodriguez dëshiron që të transferohet te Atletico Madrid, sipas raportimeve nga medium spanjoll Marca.

28 vjeçari e ka përfunduar periudhën dyvjeçare si huazim te Bayern Munchen, mirëpo rikthimi i tij në “Santiago Bernabeu” te Real Madridi po duket larg mendsh.

Ndërkaq, Atletico tashmë i ka finalizuar dy marrëveshje me ish-lojtarë të Realit, me Marcos Llorente-n si dhe Alvaro Moratën.

Mirëpo, Mbretërit preferojnë ta sheshin përfaqësuesin e Kolumbisë te Napoli që ka shprehur interesim për të.

Të ngjashme