Januzaj ftohet nga Belgjika

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, kosovari Adnan Januzaj është ftuar nga Përfaqësuesja e Belgjikës për ndeshjet e këtij muaji.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez e ka përfshirë Januzajn në listën e zgjeruar prej 33 futbollistëve që e ka publikuar të premten.

Belgjika bën pjesë në Grupin E eliminator për Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe këtë muaj do t’i luaj tri ndeshje në kuadër të këtij cikli.

Më 24 mars e pret Uellsin përpara se të përballet në udhëtim kundër Çekisë tri ditë më vonë derisa më 30 mars përballet në shtëpi me Bjellorusinë.

Janzuaj, i cili është pjesë e Real Sociedadit, ka 12 paraqitje për Belgjikën dhe një gol të shënuar prej vitit 2014 kur edhe debutoi.

Të ngjashme