Januzaj kritikohet ashpër nga trajneri

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Real Sociedadit, Imanol Alguacil ka kritikuar ashpër paraqitjen e Adnan Januzajt në barazimin kundër Betisit të shtunën me rezultatin 2:2. Ai ka thënë se Januzaj nuk dha 100 % nga minuta kur hyri në fushë.

Ai luajti si rezervist nga minuta e 83-të, ndërsa trajneri spanjoll pranon se ka bërë gabim që ia dha mundësinë.

“Nëse ndeshja do të luhej sërish, do të bëja ndryshimet e njëjta, përveç një. Në një ndryshim bëra një gabim. Ia kam thënë edhe Januzajt dhe e ka pranuar. Januzaj është një lojtar që na duhet, por na duhet 100 %”, ka thënë Alguacil, shkruan të hënën mundodeportivo.

Januzaj këtë edicion ka luajtur 11 ndeshje në La Liga dhe ka shënuar dy gola, ndërsa ka asistuar një herë. Ai pjesë e skuadrës spanjolle iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme