Januzaj shpërfill Kosovën, po mundohem të kthehem te Belgjika

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 18:59 | Nga

Ai shpreh synimin e tij që ka për t’u kthyer sërish tek Belgjika, derisa Kosovën nuk e përmend fare, përkundër pyetjes së gazetarit belg, përcjell Gazeta Olle.

Grumbullimi i fundit i Adnan Januzajt me Belgjikën ishte në shtator 2015, përderisa këtë vit nisën thashethemet se ai ka vendosur të zgjedhë Kosovën, por cili është komenti i tij për këtë?

“A e kam zgjedhur përgjithmonë Belgjikën? Nuk mund ta mohoj se synimet e mia janë të luaj sërish me Belgjikën në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’”, përgjigjet Januzaj për “Het Laatste Nieuws”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai komenton edhe kritikat e njerëze për formën e tij. Januzaj u huazua në verë nga Manchester United tek Sunderland, por edhe këtu nuk është se po shkëlqen.

“E di se ka shumë dyshime për mua, por unë jam duke bërë çmos për t’i demantuar të gjithë ata që nuk besojnë në mua. Jam gati për këtë sfidë. Njerëzit po harrojnë se unë jam vetëm 21-vjeçar”, shtoi ai.

Januzaj, me prejardhje nga Istogu, asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme