Januzaj shkëlqen në momentin e duhur

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 08:41 | Nga

Mesfushori kosovar Adnan Januzaj është vlerësuar lart për paraqitjen në ndeshjen miqësore të përfaqësueses së Belgjikës përballë Portugalisë.

Ndeshja miqësore ndërmjet dy përfaqësueseve që marrin pjesë në botëror u zhvillua të shtunën mbrëma në Bruksel dhe përfundoi me rezultatin 0:0, shkruan sot “Koha Ditore”.

Januzaj në lojë u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë. Ai luajti në vend të Dries Mertensit. Ishte kjo ndeshja e fundit para se përzgjedhësi i Belgjikës, spanjolli Roberto Martinez, ta bëjë publike listën përfundimtare të lojtarëve që do t’i marrë me vete në kampionatin botëror në Rusi, që nis më 14 qershor dhe përfundon më 15 korrik.

Martinez të hënën (sot) do ta bëjë publike listën përfundimtare prej 23 lojtarëve për botërorin “Rusia 2018” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme