Januzaj të mërkurën i bashkohet Sociedadit

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:41 | Nga

Mesfushori Adnan Januzaj të mërkurën do ta zhvillojë stërvitjen e parë me Real Sociedadin për edicionin e ri në Spanjë.

Januzaj të martën do t’i ndërpres pushimet pas angazhimit që pati me përfaqësuesen e Belgjikës në kampionatin botëror që u zhvillua në Rusi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Januzaj u paraqit vetëm në ndeshjen kundër Anglisë, në kuadër të fazës së grupeve. Shënoi gol në fitoren 1:0.

“Edhe pse luajti vetëm një ndeshje, klubi e liroi Januzajn t’i bashkohet më vonë. Përgatitjet do t’i nis të mërkurën”, ka njoftuar “diariovasco.com”.

Futbollisti 23-vjeçar ishte i rëndësishëm për Sociedadin në edicionin e kaluar. Shënoi tre gola dhe asistoi pesë herë në 28 paraqitje. Sociedadit iu bashkua në verën e vitit të kaluar. Kontratë me klubin spanjoll ka deri në vitin 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme