Japonia kualifikohet falë “fair playt”, Kolumbia si e para e grupit

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 17:58 | Nga

Mund të quhej si grupi me më pak interes në këtë Botëror, për shkak se në të merrnin pjesë ekipe relativisht mesatare dhe të së njëjtës peshë.

Por, mes Kolumbisë, Japonisë, Senegalit dhe Polonisë (së diskualifikuar qysh pas raundit të dytë) u desh një detaj i rrallë për të përcaktuar ekipet e kualifikuara.

Derisa Kolumbia arriti kreun e grupit me 6 pikë, pas fitores 1-0 ndaj Senegalit, Japonia ecën tutje si e dyta falë rregullit të “fair playt”.

Senegali dhe Japonia ishin në kuotën e 4 pikëve, me golavarazh të barabartë 4-4 secila, por kartoni i verdhë i marrë nga Niang për afrikanët bëri që të eliminoheshin në këtë fazë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme