Java 10-të e Seria A, Napoli do kreun, Milani për të larguar krizën

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 10:10 | Nga

Seria A vjen këtë të mërkurë për të apasionuarit e futbollit italian me ndeshjet e javës së 10-të.

Emocionet e këtij raundi nisën me fitoren 3:2 të Interit ndaj Sampdorias, që e ngjiti skuadrën “ziklatër” në krye të klasifikimit në kuotën e 26 pikëve, por vështirë se skuadra e Spallettit do ta ruajë këtë pozicion, pasi pritet të parakalohet sërish nga Napoli, që viziton fushën e Genoas. Formacioni i Sarrit ka 5 fitore në por kaq ndeshje në transfertë, ndaj udhëton si favorit kundër skuadrës gjenoveze.

Në të njëjën orë, pra në 20:45, Juventusi do të presë skudrën debutuese SPAL, që në 9 takime ka mundur të grumbullojë vetëm një pikë, falë barazimit me Crotonen. Juventusi vështirë se mund të lërë pikë ndaj një kundërshtari kaq modest, aq më tepër që do të kërkojë të përfitojë nga ndonjë gabim i mundshëm i Napolit.

Lazio, e cila po befason me rezultate pozitive në këtë fillim sezoni, do të vizitojë Bolognan, me objektiv ruajtjen e serisë së fitoreve, ndërsa Milani, nëse dëshiron të shmangë një krizë më të thellë, që do të pasohej me ndryshime të domosdoshme në pankinë, duhet të marrë maksimumin e mundshëm në “Bentegodi” ndaj Chievos.

Roma ka një përballje mjaft të lehtë ndaj Crotones në “Olimpico”, ndërsa Fiorentina pret në “Artemio Franchi” Torinon.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme