Javë interesante në basketboll, përballen rivalët e vjetër

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante. 

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça-Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57.

Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, derisa të enjten takohen Lipjani me Golden Eagle Ylli.

Ndeshja Feronikeli – Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.

E mërkurë

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni

E enjte

19:00 Lipjani – Golden Eagle Ylli

Feronikeli – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Peja pushon

Të ngjashme