Jeta e dy vëllezërve kampionë të botës në izolim

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Jeta nën izolim mund të jetë sfiduese për yjet e sporteve elitare, por jo shumë kampionë të botës duhet të ndajnë një hapësirë të mbyllur me një kampion tjetër, shokun e tij të skuadrës dhe vëllanë. 

Marc Marquez, i cili ka gjashtë tituj në “MotoGP”, është karantinuar në shtëpinë e prindërve të tij në Cervera të Spanjës, për dy muajt e fundit. Përkrah tij është vëllai i tij Alexi, që ka mbretëruar në “Moto2”, ku edhe është kampion, por tani është shoku i skuderisë së Marcut te Respol Honda MotoGP, transmeton KOHA.

Të dy vëllezërit ishin të gatshëm të fillonin një kapitull të ri dhe intim të rivalitetit të tyre vëllazëror në hapje të “MotoGP” në Katar në muajin mars, kur gara u anulua për shkak të përhapjes së koronavirusit. 

Fatmirësisht, për vëllezërit Marquez dhe prindërit e tyre, jeta si konkurrentë nën një çati nuk është asgjë e re. “Unë premtoj“, tha Marc përmes videos nga shtëpia e tij e familjes, se “edhe kur ishim fëmijë, ne po garonim për gjithçka: kush shkon më herët në shtrat, cili doli i pari nga shtëpia; dua të them, gjithçka ishte një garë për ne“. 

Dyshja së fundi po garon edhe në “PlayStation”, në garat virtuale “MotoGP”, si pjesë e përpjekjes së sportit për të relaksuar tifozët në mungesë të garave të vërteta. Më i vjetri i vëllezërve Marquez, Marcu është i detyruar të pranojë se vëllai i tij i vogël ia ka marrë dorën në videolojëra. 

Të ngjashme