Jeta e vështirë e portierëve të tretë të skuadrave

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 17:18 | Nga

Tony Warner ishte i zemëruar. Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe Warner, atëbotë portier i tretë te skuadra Hull City, po bënte disa nxehje të lehta i vetëm, para ndeshjes së Premier Leagues kundër Middlesbroughs.

Ishte një rutinë nëpër të cilën profesionistët duhej të kalonin kur nuk janë të nevojshëm dhe janë në listën e gjerë.

Një pjesëtar i sigurimit të stadiumit e pyeti nëse do të luante. Warner reagoi me ashpërsi.

“Unë i thashë: ‘A po të dukem sikur do të luaj?'”, ka treguar Warner. Warner shkoi me nxitim në zhveshtore dhe ishte mjaft i nxehur. Të hënën e ardhshme, menaxhmenti e pyeti se çfarë nuk shkon dhe Warner shpjegoi frustrimin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme