Jimenez kushton 100 milionë euro

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Wolverhamptoni ia ka vënë çmimin Raul Jimenezit.

Mediumi spanjoll “AS” shkruan se klubi anglez i kërkon hiç më pak se 100 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.

Klubet e ndryshme evropiane kanë shprehur interesim për përfaqësuesin meksikan.

Ai po e kalon një sezon të mrekullueshëm në Premierligë.

Interesim për futbollistin kanë shfaqur klubet si Manchester United, Arsenal dhe Real Madrid.

Por, vështirë se ndonjëri prej këtyre klubeve do të ishte i gatshëm t’i shpenzojë 100 milionë euro për Jimenezin.

Mbi të gjitha, interesim për shërbimet e tij kanë shprehur “Djajtë e Kuq”.

Të ngjashme