Jo vetëm hero, por Edon Zhegrova ka shënuar një ‘perlë’, për t’ia fituar Baselit tre pikë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Edon Zhegrova ia ka fituar tre pikë Baselit në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Zvicrës.

Fitorja 1-0 e skuadrës së reprezentuesit të Kosovës i mori tre pikë të mundimshme, pasi goli u realizua në minutat e fundit të takimit.

Fillimisht, Zhegrova u inkuadrua në fushë në minutën e 65-të, në vend të Valentin Stocker.

Për më shumë, Baseli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Eray Comert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.

Dy minuta më vonë, Edon Zhegrova shpartalloi mbrojtjen kundërshtare, duke realizuar një gol brilant nga jashtë zona.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për lojtarin e Dardanëve, gjersa ka edhe tri asistime. /Telegrafi

Të ngjashme