Joao Felix ka vendosur për tu larguar nga Atletico Madrid

Prishtinë | 26 Nën 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Joao Felix është në histori të Atletico Madridit si lojtari më i shtrenjtë i blerë nga skuadra madrilene.

Por kur kanëkaluar tre vite e gjysmë nga pagesa prej 127 milionë eurove që Atletico bëri te Benfica, Joao Felix ende nuk ka arritur të shprehë gjithë talentin e tij, ndoshta për faktin e skemave të Diego Simeones.

Atletico në verë refuzoi 100 milionë euro nga Bayern Munich për yllin portugez, por vet Felix tani ka vendosur të largohet nga Wanda Metropolitano.

23-vjeçari dëshiron të largohet nga Atletico pasi nuk po luan shumë dhe qëllimi është të gjej një klub që i beson atij.

Reprezentuesi portugez i ka kërkuar menaxherit të tij Jorge Mendes që të gjej një klub të ri dhe largimi i tij nga Atletico Madrid pritet të ndodhë në janar.

Marca ka raportuar se lojtari tanimë ka prishur gjitha marrëdhëniet me trajnerin Diego Simeone dhe nuk dëshiron të rikthehet në Madrid.

Bayern Munich mbetet favoriti kryesor për shërbimet e portugezit, por në garë janë edhe klubet si Chelsea, PSG dhe Manchester United.

Gjithsesi Atletico do të synojë të fitojë mbi 100 milionë euro nga shitja e yllit të saj. 

Të ngjashme