John Terry transferohet tek Aston Villa

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 09:31 | Nga

Klubi i ligës Championship të Anglisë, Aston Villa, ka siguruar për një kohëzgjatje njëvjeçare shërbimet e futbollistit mbrojtës John Terry që u shndërrua në legjendë me fanellën e Chelseat.

Për marrëveshjen e arritur me 36 vjeçarin Terry, ka njoftuar klubi i Aston Villas përmes një deklarate, pa dhënë detaje rreth pagës që klubi ka caktuar për shërbimet e tij.

Duke dhënë vlerësimin e tij pas marrëveshjes, Terry është shprehur se pret me padurim që të kontribuojë në klubin e tij të ri.

“Jam shumë i lumtur që erdha në Aston Villa. Villa Park është një nga stadiumet më të mira të vendit. Këtu është tekniku me përvojë Steve Bruce dhe një grup lojtarësh të mirë”, ka thënë Terry.

Ndryshe, në karrierën e tij profesionale, John Terry, i cili ka hyrë në mesin e kapitenëve të paharrueshëm të Chelsea-t gjatë 22 viteve që i shërbeu këtij klubi, ka shënuar 713 paraqitje, në të cilat ka shënuar 66 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme