Kaio Jorge së shpejti do të jetë zyrtarisht lojtar i Juventusit.
Ai ka kryer testet mjekësore dhe mungon vetëm nënshkrimi i kontratës afatgjate me Juventusin.
Juve e bleu atë për 4.5 milionë euro nga Santosi.
Në Brazil, 19 vjeçari njihet ndryshe si ‘Ronaldo i ri’ dhe te Juve shpresojnë të kenë siguruar një sulmues për të paktën një dekadë.
Te Juve, Jorge do të luftojë për një vend me sulmuesin, Alvaro Morata.